Ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani, e ka pezulluar nga puna sekretarin e Zyrës së Presidentit, Driton Gashin, me dyshimin për shkelje të rënda në detyrat e punës.

Pezullimi do të zgjasë deri në përfundimin e procedurave për shkeljet e supozuara, njofton Klan Kosova.

Sipas dokumentit që ka siguruar klankosova.tv vendimi ka hyrë në fuqi më datën 15 dhjetor të këtij viti.