Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në stacionin e policisë në Qendër, 48-vjeçarja G.K. nga Shkupi ka raportuar se në periudhën kohore prej 21.11 deri me 29.11.2020 në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, respektivisht në Kovid-Qendër, ku ka ndërruar jetë baba i saj 72 vjeç D.K., janë vjedhur para dhe dokumente të 72-vjeçarit tashmë të ndjerë.

Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.