Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në një poligon të shenjëtarisë në Suharekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se të shtunën rreth orës 02:00 e mëngjesit persona të panjohur kanë vjedhur disa armë të vogla në një poligon të shenjëtarisë.

“Suharekë, 12.12.2020-02:05. Ankuesi mashkull kosovar (pronar i poligonit të shenjëtarisë) ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të lokalit dhe nga aty kanë vjedhur disa armë të vogla dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje”.