Ejup Berisha

 

Politikan pse nuk i përmbushni kriteret për antarësim në BE por tërë kohës ankoheni në stilin se na kanë faj të tjerët.

Thuhet se bën çfar bën njeriu në përditshmërinë e tij faji ngelet gjithmonë në anën tjetër të rrugës. Faji pra nuk ka prind ai është bonjak thuhet në një fjalë popullore, atë pra askush nuk e do si fëmijë legjorë të tij. Kjo vlenë për veprat e këqija, të liga dhe për dështimet që i përjeton apo dhe i ka në jetë individi. Kur ky i fundit pyetet se   pse nuk e ka  bërë këtë apo atë punë apo dhe se pse ka dështuar në këtë apo në atë aktivitet shumica e njerëzve shkurt përgjigjen Faji nuk është te unë po te ai tjetri. Republika e Maqedonisë së Veriut këtyre ditëve e morri edhe një dush të ftohët në përpjekjet e saj apo tonat për ti filluar bisedimet me Bashkimin Europjan për anëtarësimin tonë në BE dhe përgjigja e përfaqsuesve zyrtar të RMV-së është ajo që e shkrova më lartë  Citoj fajin për këtë dështim tonin e kanë Bashimi Europjan dhe Bullgaria e jo ne. Pra përsëris faji gjithmonë ngelet i vetmuar. Ne këtu jemi mësuar të ndjehemi përherë të pafajshëm apo të pastër pasiqë për gjithçka fajin e kanë të tjerët në rastin e dështimit të mundësisë për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë në BE faji është te BE dhe te Bullgaria e jo te ne. Zyrtarët e lartë  të shtetit tonë thonë se RMV i ka plotësuar të gjitha kushtet për ti filluar bisedimet me BE-në për antarsim por prapseprap kjo gjë nuk mund të ndodhë për shkak të Bashkimit Europjan. Dua të themë se me këtë sa naivitet të madh tregojme kur themi pra se Bashkimi Eurpjan ka problem me vetveten kur vendos veto për ambicjet tona integruese brenda saj. Ndërsa ne jemi gjithmonë të përkryer pra gjithmonë ata nuk bëjnë e ne gjithsesi po edhe atë ne  vlejmë më  shumë se ata ndërsa të njëjtët përher po na hipin në qafë. Lidhur me këtë  duhet shiquar së pari vetveten e më pas të tjerët. Njeriu së pari duhet ta pranojë fajin e vetë e  pastaj ti kritikojë të  tjeret për gabimet dhe fajet e tij. Për të qenë më real dhe më objektiv lidhur me qështjen në fjalë ne nuk kemi bërë aktivitete të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve të domosdoshme për antarsimin e shtetit tonë në BE.Keto janë detyra tonat e jo të BE-së e as të askuj në rajon dhe në botë. Ku jane reformat tona këto nuk janë askund e nëse të njëjtat nuk përbushen nga vetë ne nuk ka marrje të vendimit pozitiv nga ana e institucioneve të BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin tonë në BE. Pra duhet pasur shumë qartë se përmbushja e kritereve për anëtarësim   obligime tonat dhe se të njëjtat  nuk permbushen vetë por që këto është dashur ti përmbushin institucionet kompetente të shtetit tonë të cilat paguhen për këtë punë apo për të përmbushur kritere dhe detyrime të tjera. Kur jemi te reagimet e pëfaqësuesve zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ato janë shumë të pavend por se të njëjtët nga ana tjetër janë edhe optimist se bëri çfar bëri Bullgaria me kundërshtimin e saj në kuadër të institucioneve të BE-së për të na pamundësuar fillimin e bisedimeve për antarsimin tone në Bashkimin Europjan megjithatë ata thonë se ne do ti fillojmë bisedimet me BE-në. Ka prej përfaqsuesve tanë shtetëror që janë shumë optimist kështu Bujar Osmani Ministri I Punëve të jashtme është tepër optimist se do ti fillojmë bisedimet me BE-në dhe se do të antarsohemi në gjirin e saj  unë Ejup Berisha një njeri që mundohem të bëj ndonjë analizë sado që mund të duket e zbehtë të politikës së jashtme dhe të brendeshme jamë shumë  pesimist ndërsa BE nga ana tjetër është shume e vendosur që mos te na antarsojë ne qerdhen e saj nëse ne nuk bëjmë aktivitete dhe  punë rreth përmbushjes së reformave të domosdosh që duhet ti zbatojmë dhe të cilat do të na i hapin dyert për anëtarësimin e shtetit tone në Bashkimin Europjan.Prandaj në vend se të ankohemi më mire është ti përvjelim mëngët dhe tu çasemi punëve rreth përmbushjes së reformave sepse ato duhet detyrimisht të përmbushen sepse sa më shumë punojmë rreth përmbushjes së tyre ne më afër BE-së do të jemi në të kundërtën do të jemi shumë larg nga BE dhe përher të shantazhuar nga shtete anëtare që janë njëherit edhe fqinje tona por të cilat kanë të drejtë të vetos në kuadër të Bashkimit Europjan.  .