Në një videomesazh të publikuar në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhely tha se angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është prioritet i Bashkimit Europian. Në mesazhin e tij Varhely tha se bashkë me vendet e BE-së miratuan metodologji që lejoji dhënien e dritës jeshile nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk përmendi kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

Pavarësisht krizës, ne u fokusuam edhe te prioritetet afatgjata. Pikë së pari, forcuam angazhimin tonë ndaj fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet për këtë komision dhe për të gjithë BE-në. Bashkë me shtetet anëtare, komisioni fuqizoi procesin e zgjerimit duke miratuar një metodologji të re, e cila lejoi t’i jepej drita jeshile nisjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Miratuam, gjithashtu, një plan ambicioz ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor që synon ndryshimin e pamjes së rajonit deri në fund të mandatit të këtij komisioni. Ky plan do të ndihmojë rajonin të rimëkëmbet më shpejt dhe më i fortë nga kriza e të ngushtojë edhe më shpejt hendekun ekonomik mes nesh – tha Oliver Varhelz, Komisioner për zgjerim.