Pasi u gjet ditëne sotme dhe valixhja e katërt me pjesë të trupave të çiftit shqiptar, përmbajtja e valixhes së katërt po verifikohet në Institutin Careggi të Mjekësisë Ligjore.

Sipas asaj që është mësuar, ndoshta në valixhen e katërt, ndodhet pjesa e humbur të burrit, domethënë një këmbë. Pjesë të trupit të burrit u gjetën në dy valixhe të tjera, ndërsa trupi i një gruaje doli nga valixhja e tretë.

Ndërkohë, u zbulua identiteti i njërit prej kufomave, mbetjet e të cilit do të gjendeshin gjithashtu në valixhen e katërt. Nuk ka më dyshime se ai është Shpëtim Pasho.

Nga krahasimi i parë, karabinierët informojnë se “të gjitha pikat e zbulueshme në gjurmët e gishtave të një dore kufome mashkullore korrespondojnë me gjurmët e gishtërinjve të tij“, citon “La Republica“.

Tortura e pësuar nga gruaja e vrarë do të ishte e tmerrshme. Ajo ishte rrahur për vdekje, ndërsa ishte shtrirë në tokë dhe më pas u asfiksua. Kjo ka qenë vdekja e saj sipas asaj që doli nga ekzaminimi i autopsisë.

Në fytyrën dhe kokën të gruas ka pasur nxirrje dhe mavijosje të shumta. Disa brinjë të thyera gjithashtu janë konstatuar nga autopsia.