Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, ka kërkuar falje për vërejtjet që dukej se kritikonin procesin e miratimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë kam një besim të madh në atë që bën Mbretëria e Bashkuar si shkencërisht, ashtu edhe nga pikëpamja e rregullatorit”– tha Dr Fauci ditën e enjte për BBC.

Mbretëria e Bashkuar ditën e mërkurë u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për të luftuar Covid-19.

Theksojmë se mjeku në një intervistë të dhënë për Fox News kishte thënë se britanikët nuk e kishin analizuar vaksinën me aq kujdes sa rregullatorët shëndetësorë të SHBA’së.

Më pas, ditën e enjte, ai tërhoqi komentet dhe tha se nuk kishte “dyshime në mënyrën se si Britania e Madhe e bëri atë”.

Global