Britania e Madhe do të jetë vendi i parë qytetarët e të cilit do të marrin vaksinën antiCOVID-19 dhe dozat e para do të jenë në dispozicion nga e marta, së pari në spitale dhe më pas në institucione të tjera shëndetësore.

Vaksina së pari do të merret nga njerëz më të vjetër se 80-vjeç, punonjës shëndetësorë, kujdestarë dhe shtëpia e të moshuarve, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Britania miratoi vaksinën Pfizer/Biontech si urgjente të mërkurën e kaluar. Janë porositur rreth 40 milionë doza dhe meqenëse të gjithëve u duhen dy, vlerësohet se 20 nga 67 milionë banorë do të vaksinohen, raporton Reuters.

Rreth 800,000 doza do të jenë në dispozicion në javën e parë dhe vaksinat kanë mbërritur tashmë nga Belgjika dhe janë ruajtur në vende të sigurta ku kontrollohet cilësia e tyre, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe.