Gjatë ditës së sotme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Seldi Qalliu i kishte dhënë fund lidhjes nga e dashura e tij, Sindi.

Aludimet nisën pasi u vu re se Sindi dhe Seldi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, e madje kishin zhdukur çdo foto të përbashkët.

Mirëpo pas gjithë këtyre zërave nuk ka asgjë të vërtetë dhe Sindi ka treguar se si qëndron e vërteta.

Përmes një videoje ajo ka rrëfyer se me Seldin ka pasur një debat të vogël për shkak të ngarkesave të përditshmërisë dhe ajo ka reaguar me impulsivitet.

Sindi shprehet se i gjithë ky është gabimi i saj dhe nuk e dinte se ky veprim do të kishte kaq shumë impakt, duke qenë se ende nuk është mësuar me faktin e të qenurit partnerja e një personazhi publik.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, është shprehur Sindi.