Stresi shfaqet pasi u shpall në kërkim nga policia.

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës.

Pas kësaj ai është shfaqur nëpërmjet një postimi në Instagram në makinën e tij.

Ditën e djeshme Stresi u shpreh se e ka pasur mik Klodian Rashën, ndaj ishte ndër të parët personazhe të njohur që u përfshi në protestë.