Policia e Shtetit ka nxjerrë në dritë detaje te reja në lidhje me arrestimin e Plarent Dervishaj, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar mbi urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK.

Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Valdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005.

“Falë shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për vendndodhjen e një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, koordinimit të veprimeve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Plaurent Dervishaj, 48 vjeç, banues në Durrës“, thotë Policia e Shtetit.

Plarent Dervishaj ka qenë anëtar i bandës së Durrësit. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një person tjetër.
Dervishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishen në 8 dhjetor. Më herët policia arrestoi Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, nderkohe vazhdon të jetë në kërkim Lul Berisha.