Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve që po pasqyrojnë tubimin. Përpara selisë së qeverisë ndodhen forca të shumta policie, ndryshe nga mbrëmë policia nuk ka qenë pasive. Protestuesit në momentin që janë larguar nga Kryeministria, në hyrje të zonës së Bllokut u kanë vendosur zjarrin koshave të plehrave dhe çfarë gjejnë para, ndërsa policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Sonte kishte më pak protestues, por më shumë efektivë policie, por që nuk kanë qenë aspak miqësor. Aktualisht në sheshin përpara Kryeministrisë protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar duke paralajmëruar kështu fundin e tubimit, edhe pse individë të caktuar tentojnë që ta mbajnë ende gjallë rezistencën.