Autoritetet e Republikës së Turqisë kanë ndërtuar një mur sigurie prej 81 kilometrash përgjatë kufirit të saj lindor me Iranin.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu në Twitter shkroi se ndërtimi i murit ka përfunduar dhe publikoi fotografi të murit në provincën lindore turke të Agri-t.

Duke theksuar se muri është pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë kufitare të Turqisë, ai falënderoi ndërtuesin shtetëror TOKI, i cili ndërtoi murin dhe nënkontraktorët e tij, autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë të cilat siguruan përfundimin e murit, raporton Anadolu Agency.

Turqia ndan kufi prej 534 kilometrave me Iranin ndërsa me forcimin e masave të sigurisë në kufi, Turqia dëshiron të përforcojë luftën kundër trafikimit, lëvizjes jolegale të migrantëve dhe terroristëve të PKK-së.

Turqia me të njëjtin qëllim edhe para dy vitesh ndërtoi murin e sigurisë të gjatë 764 kilometra në kufi me Sirinë fqinje.