Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka vendosur që periudhën e fundvitit ta kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar në Atlanta të Xheorxhisë, ku ka pasur rastin të takohet me një nga koleget e saj më të dashura.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Linda Halimi, e cila jeton atje prej vitesh me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Dy këngëtaret e njohura kanë pozuar së bashku para bredhit të vitit të ri, teksa duket se janë duke kaluar momente të këndshme së bashku.

Tuna duket të jetë mirëpritur nga kolegia dhe bashkëshorti i saj, me të cilët ruan një miqësi të kahershme.

Tuna përndryshe është distancuar pak kohëve të fundit nga muzika, gjersa është përfolur se do të rikthehet në një bashkëpunim me Dafina Zeqiri, pas 11 vitesh nga bashkëpunimi i tyre i fundit.