Një 35-vjeçare ka bërë një rrëfim tronditës, ku tha se vajza e saj, vetëm 13-vjeçe, është përdhunuar nga djali i xhaxhait, ndërsa shtoi se ajo vetë përdhunohej nga ish-bashkëshorti.

Në emisionin “Jeta pa filtër”, ajo tregoi të gjithë kaluarin e vuajtjeve me ish-bashkëshortin, ku tha se ishte martuar pa dëshirë që 14-vjeçe.

“Raporti jonë ka filluar që në moshën 16-vjeçare, mamaja ime më prezantoi me të dhe sipas traditave që kemi nga zona jonë e malësisë, ajo më thoshte do fejohesh e do martohesh. Shkollën e vazhdova deri në tetëvjeçare.

E durova për shumë vite dhunën sepse nuk pata kurrë mbështetjen e familjes sime, nëse burri më qëllonte kishte të drejtë pasi sipas nënës sime e kisha unë fajin se flisja”. Në shtatzëninë e dytë është dhunuar barbarisht nga i shoqi nga muaji i tretë deri në të tetin ku dhe e humbi fëmijën. Ja si e kujton A.L: “Isha vetëm 21 vjeç, e kam përjetuar shumë keq. Aty u ftohëm edhe më shumë, për shkak te debateve me vjehrrën me kunetërit më ka rrahur deri në atë gradë sa dështova. Provuam të jetonim vetëm të dy bashkë, fillova punë si estetiste, por gjërat shkuan akoma dhe më keq.

Raporti seksual ka qenë gjithmonë i dhunshëm, kur unë nuk doja ai bënte shumë gjëra me mua. I thoja vetes se ditët mund të kaloheshin me të, por netët ishin të tmerrshme. Ka qenë shumë i dhunshëm, na qëllonte me rrip pantallonash mua dhe vajzën”, ka thënë ajo.

Por ngjarja më e rëndë që do ta bënte të largohej përfundimisht nga shtëpia ishte abuzimi seksual i vajzës 13-vjeçare nga djali i xhaxhait.

Sipas asaj që i ka treguar vajza, djali i kunatit shkonte në shtëpinë e tyre të shtunave, e ngacmonte seksualisht, e prekte, e puthte, e zhvishte pa dëshirën e saj, madje i kërkonte me dhunë edhe lekë. Kishte 1 vit që ai shkonte në shtëpinë e tyre. Sipas 35-vjeçares, pasi vajza rrëfeu ngjarjen, kushëriri pranoi gjithçka, por ish-bashkëshorti nuk i mbështeti, e madje i nxori nga shtëpia, ndërsa kunati e ka justifikuar vetëm me “ata ishin fëmijë”