Më shumë se 100 persona mësohet se janë shoqëruar gjatë protestës së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Uniformat blu po vijojnë veprimet ndaj personave që janë shoqëruar.

Kujtojmë që dje u zhvillua para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që hyri në ditën e tretë sipas Neës24.

Edhe dje nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, që ishin më të shumtë në numër, dhe që nuk nguruan të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion që në minutat e para të protestës.