Tottenhami e mbylli tërë muajin nëntor pa humbje dhe si lider në Premier League, si rezultat i kësaj trajneri Jose Mourinho është shpërblyer me çmimin e trajnerit më të mirë të muajit.

Gjatë nëntorit, Tottenhami fitoi 3 nga 4 ndeshje e zhvilluara duke përfshirë këtu edhe triumfin ndaj Manchester Cityt.

Frank Lampard, Ole Gunnar Solskjaer dhe David Moyes ishin kandidatët tjerë për këtë çmim.