Milani iu ka shmangur humbjes në San Siro duke shënuar në fund të ndeshjes golin e barazimit për 2-2 kundër Parmës.

Kur u duk se do të pësojë humbjen e parë pas 11 xhirove këtë sezon në Serie A, Milani ka treguar shpirt kampioni për të gjetur golin e barazimit për 2-2 në fund të ndeshjes.

Theo Hernandez u bë heroi i këtij takimi duke shënuar golin e barazimit në minutën e 90-të, për ta shpëtuar Milanin nga humbja e parë këtë sezon.

Ai u shpall njeriu i ndeshjes, pasi shënoi edhe golin e parë për kuqezinjtë.

Derisa për mysafirët realizuan Hernani dhe Kurtic.

Pas këtij barazimi të vështirë, Milani ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Juventusi.