Një banore 30-vjeçare e një fshati të rrethit të Tetovës dje në ora 18:40, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në shtëpinë e tyre kishte qenë e abuzuar psiqikisht dhe fizikisht nga burri i saj 36-vjeçar F.M. Në ora 20:45 personi i raportuar është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate. TS