Një tërmët me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi pak më parë ishullin Samos në Greqi duke rikthyer panikun tek grekët, si edhe Turqit disa kilometra përballë.

Më datë 31 tetor Samosi dhe Izmiri u goditën nga një tërmet tjetër, i cili shkaktoi rreth 100 të vdekur duke dëmtuar mijëra banesa.

Tërmeti i sotëm kishte një thellësi rreth 10 kilometra, por për fat të mirë nuk u raportuan dëme në njerëz dhe ndërtesa.