Pas mesnatës ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën e Vaganicës në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur afër një Qendre Tregtare.

Nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Ne e kemi iniciuar si rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Nuk dihet motivi i rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë”.

Global