Është strehuar poshtë një ure të Shkupit.

Ndërtoi një dhomë të improvizuar dhe ka mbi një muaj që qëndron bashkë me gruan e tij të paralizuar.

Përveç se duhet të punojë për të siguruar kafshatën e gojës, ai kujdeset edhe për gruan e tij meqenëse ajo nuk mund të lëvizë pa ndihmën e burrit të saj.

“Mbrëmë dhe parmbrëmë ka qenë shumë ftohtë ka fryrë shumë, gruan e mbulova që të jetë ngrohtë. Është me të vërtetë e vështirë, mezi zgjohem me gruan time patjetër duhet të qëndroj me gruan çfarë të bëj nuk kam çare tjetër”, u shpreh Adem Xhemil.

Ky është mjeti i vetëm me të cilin mundohet të nxjerrë paratë për të mbijetuar.

Ai thotë se mbledhin çfarë do të gjejnë nëpër kontejnerë dhe duke mbledhur bidona.

Adem Xhemil: “Shkoj vetëm për ujë të mbush dhe kthehem menjëherë”.

TV21: Me çka jetoni?

Adem Xhemil: “Të tregoj të vërtetën kërkoj nëpër kontejnerë, do gjej kohë një orë dhe do të shkoj nëpër kontejnerë, do mbledh ndonjë bidon i mbledh i shes për të mbijetuar nëse do të mundet ndokush të më ndihmojë për ushqim do të jem shumë mirënjohës”.

Ademi dhe Bajrusha është hera e dytë që kthehen në këtë vend për të jetuar.

Njëherë personat human u ndihmuan dhe i strehuan në një shtëpi me qira.

Mirëpo pagesa e qirasë ju ka mbaruar dhe tani përsëri janë kthyer në vendin e njëjtë.

Ademi thotë se nuk merr ndihmë sociale edhe pse të gjitha dokumentet i ka dërguar.

Numër kontakti: +389 70 490 198