Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti takim me kryetarin e Grupacionit për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme, mjete piroteknike dhe program për qëllim ushtarak dhe civil, Dimitar Mangutov, në të cilin përfaqësuesit e grupacionit kanë kërkuar që të shqyrtohet mundësia për propozimin e Ligjit të ri për armë dhe Ligjin për mjete shpërthyese dhe piroteknikë, si dhe për softuer të ri për furnizim dhe shitje të armëve dhe municionit.

Spasovski, informojnë nga MPB-ja, në takim ka paralajmëruar formimin e grupit të punës në të cilin do të përfshihen përfaqësues të Grupacionit dhe nga Federata e gjuetisë, në përgatitjen e Ligjit të ri për armë, si dhe të Ligjit për mjete shpërthyese dhe piroteknike.