Kapiteni i Realit Sergio Ramos nuk është ftuar fare në ndeshjen ndaj Sevillas që zhvillohet sot me fillim nga ora 16:15.

Ramos ende nuk është i gatshëm për lojë që nga lëndimi që e pësi me Kombëtaren e Spanjës.

Spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor që e detyron atë të qëndrojë jashtë fushave edhe për njѱ kohë.

Por, gjithashtu Reali do të jetë në këtë udhëtim të vështirë edhe pa Eden Hazard, Dani Carvajal, Fede Valverde, Luka Jovic dhe Mariano.