Netët e gjata pa ujë për banorët e Strugës vazhdojnë. Qyteti është ende pa ujë të pijshëm nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit kurse gjatë ditës herë pas here ka ujë, por me presion të ulët. Burimet në Shum dhe Belicë të Epërme janë gjysmë- bosh, as shiu i fundit nuk e ka përmirësuar situatën. Banorët e Strugës kërkojnë nga autoritetet lokale të marrin masa të menjëhershme.

– Advertisment –

 

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” pranon se reshjet e shiut nuk mund të jenë  zgjidhje e përhershme e problemit për furnizimin e Strugës me ujë. Thonë se një nga propozimet që shqyrtohet është marrja e ujit nga Liqeni i Ohrit, duke ndjekur shembullin e Ohrit.

Ndërmarrja Ujësjellës dhe kanalizim – Strugë

“Njëri nga projektet dhe nga idetë është që problemi të zgjidhet nga një burim në fshatin Kalishtë dhe prej aty mund të lidhet drejtpërdrejtë edhe liqeni. Opsioni tjetër është lumi i Zbazhdit i cili ka ujë të përhershëm. Me këto dy projekte mund të zgjidhet një pjesë shumë e mirë e furnizimit me ujë”

Sipas kësaj ndërmarrje projekti më i shtrenjtë që do të zgjidhte problemin është sjellja e ujit nga lumi afër fshatit Zbazhd, që kap vlerën e pesë milion eurove. Por shtojnë se pa ndihmën e shtetit do të ishte e pamundur. Ndryshe, të shtunën në orën 11 para ndërmarrjes publike, paralajmërohen protesta nga banorët e Strugës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.