Autoritetet spanjolle kanë planifikuar që vaksinimi anti-Covid të fillojë në janar ndërsa deri në fund të verës 2021, të vaksionohen më shumë se dy të tretat e popullsisë.

Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, ka deklaruar se mund ta përdorin edhe imunitetin e tufës, një teknikë që njerëzit me imunitet të lartë të “shpërndahen” tek personat e infektuar me koronavirus.

“Në Evropë, edhe nëse nuk do të jetë fundi përfundimtar, ne do të jemi në një fazë ndryshe. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se jemi në fillim të fundit me këtë horizont kohor që them, nga pesë në gjashtë muaj, ”tha ai për Gazetën Publico.

Në anën tjetër, Illa ka paralajmëruar spanjollët që të mos e keqpërdorin periudhën e festave të fundvitit për shpërndarje.

Spanja ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus gjatë kësaj fundjave. Numri i vdekjeve është rritur në 280, duke çuar gjithsej në 47.624.