GJKKO ka marrë vendimin përfundimtar për Gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit Luan Daçi
GJKKO ka vendosur me 12 muaj shërbim prove për Dacin.
Vendimi u dha nga gjyqtari Sandër Simoni.
Më herët, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Pak muaj më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.