Liverpool dhe Tottenham, sonte nga ora 21:00 do të përballen në luftë direkte për kreun e tabelës në Premier League.

“The Reds” aktualisht gjendet në vendin e dytë me pikë të barabarta me skuadren nga Londra.

E pikërisht para dy vjetëve futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, që luan për Liverpoolin e kishte “shkarkuar” trajnerin Jose Mourinho.

Kjo pasi Shaqiri kishte shënuar dy gola dhe i kishte dhënë tre pikë ekipit të tij kundër Manchester United, që e menaxhonte në atë “The Special One”.

Mourinho disa orë pas humbjes kishte dhënë dorëheqje.

Këtë e ka rikujtuar edhe skuadra e Liverpoolit në faqen zyrtare.