Edhe pse nuk kanë shenja të COVID, asimptomatikët kontribuojnë në transmetimin e virusit.

Shef i Mjekësisë së Brendshme në Spitalin Fornaroli në Magenta, Nicola Mumoli ka treguar se çfarë duhet të bëjë një person që ka qenë më herët i infektuar me COVID, por ka shfaqur simptoma të lehta COVID.

“Ata që janë tani negativë dhe kanë simptoma të lehta, duhet të sillen sikur të mos e kishin kapur kurrë COVID. Është e nevojshme që njerëzit pa simptoma ose ata që kanë pasur simptoma të lehta të ndjekin të njëjtat receta si një person që nuk e ka qenë i infektuar më herët. Bëhet fjalë për: distancën, përdorimin e maskës dhe larjen e shpeshtë të duarve”

Por, si e vërteton shërimin e plotë të tij një pacient që del negativ me COVID?

“Dekreti kombëtar parashikon që Autoriteti Vendor Shëndetësor i dorëzon pacientit negativ një certifikatë që vërteton shërimin dhe për këtë arsye ai mund të kthehet në shkollë ose në punë. Sidoqoftë, duhet të sqarohet se kjo nuk është një certifikatë e imunitetit, kjo e fundit nuk është provuar ende. Për ta marrë atë, do të duhet të presim për vaksinën”, përgjigjet Mumoli.