Riprojektimi i trasesë por edhe shpronësimi i tokës është arsya për shtyrjen e ndërtimit të autostradës Ohër – Kërçovë – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Boçvarski. Sipas tij, madje 25% e trasesë është riprojektuar.

– Advertisment –

I gjithë riprojektimi i kësaj autostrade, zbutja e shpateve, ka shkaktuar shfaqjen e tokës së re që duhet të shpronësohet. Për shkak të projekteve të reja, ne kemi nevojë të hyjmë në procedura për rregullimin e marrëdhënieve pronësore- juridike dhe shpronësimit, në mënyrë që puna e ndërtimit të mund të fillojë më një shkallë edhe më të gjerë. Hapësira e re shkakton disa procese ligjore të pronës, të cilat ne duhet t’i zgjidhim – tha Bllagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nëse në fillim të punimeve u premtua se autostrada do të jetë gati në vitin 2018, dhe më pas u zgjat deri në vitin 2021, tani afati për këtë autostradë do të shtyhet përsëri.

Afati i vetëm që mund të them në këtë moment, dhe që nuk do ishte afat i dhënë në bazë të dëshirave të mia, është që deri në fund të vitit 2021, ne jemi duke bërë presion që njëzet kilometra të vihen në përdorim me regjim të përhershëm, jo me regjimi të përkohshëm nga kjo autostradë. Për momentin ne presim, sepse u bënë projektime të reja, ta marrim planin dinamik për pjesën tjetër të autostradës, për të parë se sa duhet për të përfunduar e gjithë autostrada. Projekti i ri mbulon gërmimin e 12 milion metra kub, diçka që dikush duhet ta bëjë – tha Bllagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në ndërkohë, kostoja e autostradës është rritur disa herë. Nga 374 milion të parashikuara fillimisht, vlera e tij arriti afërsisht 600 milion euro. Sa do të kushtojë deri në fund askush nuk mund të parashikojë.