Komisioni kuvendor për Financa dhe Buxhet sot nuk do të shqyrtojë amendamentet për Buxhetin e vitit 2021, pasi që kryetari i këtij Komisioni, Timço Mucinski dje njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nga Kuvendi njoftojnë se tashmë në orët e mëngjesit një pjesë e punëtorëve të Komisionit dhe disa deputetë që kanë pasur kontakte me Mucinskin janë testuar nga ana e Institutit për Shëndet Publik.