Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të financojë masivisht për të garantuar vaksinimin antiCOVID falas për të gjithë qytetarët”.

 

“Kemi një front jashtëzakonisht sfidues me luftën kundër armikut të padukshëm për të cilën do të na duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e të gjithë qytetarëve falas, jo me detyrim”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se “vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, por do jetë falas për ata që duan të vaksinohen dhe nuk bëhet fjalë për shifra të vogla”./ATA