Menjëherë, pas propozimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e Sandër Lleshajt nga ministër i Brendshëm, ndërsa ka dekretuar edhe Bledi Çuçin si ministrin e ri.

Ndërkohë, Meta ka dekretuar edhe Milva Ekonomin si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, post të cilin e mbante Bledi Çuçi.

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, e cila u shoqërua me një varg protestash në disa qytete të vendit, ku kërkohej largimi i Lleshajt dhe i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.