Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 17 viktima nga Covid-19 dhe 705 raste të reja. MSH në Shqipëri njofton se janë kryer 2 186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID në Tiranë, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.