Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e Enkeleida Hoxhës. Kjo është kërkesa më e fundit e paraqitur nga ILD në Këshillin e Lartë Gjyqësorë duke kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Krujës që bëri bujë me lirimin nga burgu të të fortëve që ishin dënuar me burgim të përjeteshëm.

“Gjyqtarja Enkelejda Hoxha me vendimet e dhënë ka kryer shkelje profesionale dhe me veprimet e marra sollën pëfitime në dëm të palëve të treta”, thuhet në kërkesën e ILD-së.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur sot lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, por edhe disa emrave të tjerë të botës së krimit. Hoxha është gjyqtarja, e cila ka marrë vendimet edhe për lirimin nga burgu të Pajës dhe Genc Tafilit. Gjithashtu ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit socialist Rrahman Rrajën, Rexhepin. Ndër bëmat e saj, Hoxha numëron edhe “punësimin” që 5-vjeç të një të pandehure.

GENC TAFILI

Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000. Tafili është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar për vrasje. Prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili. Por gjyqtarja e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, kërkoi shkarkimin nga detyra. Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Hoxha ia hodhi sërish një masë disiplinore.

ILIR PAJA

Një tjetër i dënuar u liruar nga firma e Hoxhës është edhe Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”. Paja u lirua 1 vit para se dënimi i tij të përfundonte. Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Disa vite më parë në një ngjarje të rëndë të ndodhur tek Farmacia 10 në Tiranë, Ilir Paja, i arratisur nga burgjet italiane, tentoi të ekzekutonte një efektiv policie, i cili kishte shkuar ta arrestonte në vitin 2008.

Lidhur me rastin, Këshilli i Lartë i Drejtësisë asokohe, nisi verifikimet e nevojshme. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Nasip Naço, ka kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore shqiptare, por në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura u ndryshua kërkesa dhe u mor një vendim paralajmërues.

çështja Prenuca

Në vitin 3 nëntor të 2017, gjyqtarja Enkeleida Hoxha u rikthye në qendër të vëmendjes me një tjetër skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi, vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

REXHEP RRAJA

Enkeleida Hoxha është gjithashtu gyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se për qeverinë që ai drejton të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Gjithashtu kjo gjyqtarja ka dhënë vendimin për lirim të Hekuran Billës, i cili u vra në qershor të këtij viti në zonën e Komunës së Parisit në një ekzekutim mafioz.

Në 14 shkurt 2018 gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka vendosur t’i njohë Hekuran Billës periudhën e paraburgimit nga data 15 nëntor 2007 në Angli deri në datën 20 korrik 2016, ku vendimi për dënimin e tij me 25 vite burgim ka marrë formë të prerë në Apel.

Kështu, Hoxha i ka ulur dënimin në masën e 9 viteve, duke argumentuar se Billa ka qëndruar në periudhë paraburgimi.

Pa kaluar shumë muaj nga ky vendim, në 21 nëntor 2018 gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka vendosur t’i njohë amnistinë e vitit 2016, duke i ulur dënimin në 1 vit burgim dhe në janar 2019 Hekuran Billa sërish ka përfituar një ulje dënimi me 90 ditë, ku sërish ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.