Shpërblime për personelin mjekësor, fonde për vaksina dhe skem e garancës shtetërore sigurohen me rishpërndarjen e Buxhetit

16 dhjetor 2020, Shkup – Mjetet për kompensimin për të gjithë personelin mjekësor dhe personelin ndihmës në spitalet që trajtojnë pacientët me Covid, si dhe mjetet për furnizimin e insulinës dhe vaksinave për Covid,  sigurohen me një pjesë të fondeve nga rialokimi në buxhetin për këtë vit në një shumë totale prej 1.3 miliard denarë, i cili u miratua sot nga Parlamenti. Gjithashtu, me rialokimin e mjeteve të parashikuara për Fondin e Garancisë, për pagesën e ndihmës shtetërore në bazë të marrëveshjeve të kontraktuara, si dhe për blerjen e ndërtesës nga NNDM.

Me këtë vendim do të arrihet një shkallë më e lartë e realizimit të Buxhetit, dhe do të sigurohet mbështetje për fushat më prioritare në kohë krize – shëndetësinë dhe sektorin privat, tha ministri i financave Fatmir Besimi.

Rialokimi në fushën e shëndetësisë siguron 384 milion denarë shtesë, nga të cilat 184 milion për shlyerjen e detyrimeve të institucioneve shëndetësore publike, 82 milion denarë për prokurimin e vaksinave të  koronavirusit dhe insulinës, si dhe 117 milion denarë për pagimin e një pagese të për personeli mjekësor dhe personeli ndihmës të angazhuar në trajtimin e pacientëve me sëmundje Covid.

Për të mbështetur zhvillimin, duke garantuar kredi për kapital qarkullues dhe kredi për asete fikse të aprovuara nga bankat dhe kursimore – Fondi i Garancisë me rishpërndarjen sigurohen 90 milion denarë.

Janë siguruar edhe 620 milion denarë për blerjen e një ndërtese nga shoqëria aksionare për menaxhimin dhe ndërtim – NNDM  , në mënyrë që të shmanget kostoja e qirave dhe të zgjidhet problemi i akomodimit të punonjësve të organeve shtetërore.

Janë siguruar edhe 90 milion denarë për arritjen dhe mirëmbajtjen e një niveli më të lartë të zhvillimit programor dhe tekniko-teknologjik të shërbimit public radiodifuziv, si dhe 135 milion denarë për pagesën e ndihmës shtetërore në bazë të marrëveshjeve të lidhura.