Në mbledhjen e sotme solemne, pjesëmarrës ishin asamblist të komunës së Podujevës

Bulliqi doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor, ku në garë ishte me Nexhmi Rudarin nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.

Kryetari i ri i Podujevës arriti të fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në një prej bastioneve më të mëdha të LDK-së.

Partia e Isa Mustafës udhëhoqi për shumë vite me radhë në Llap, por që kësaj here kandidati i tyre, Nexhmi Rudari nuk arriti drejt fitores./Lajmi.net/