Teksa ende nuk ka një autor, policia ka shoqëruar disa persona për vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen.

Autori apo autorët e kane ruajtur shtetasin që mbeti viktimë Anton Kelin sapo ka zbritur nga automjeti ku e kanë qëlluar 6 herë me pistoletë ku tre nga plumbat i ka marrë në trup, të cilët i shkaktuan edhe vdekjen.

Mësohet se Keli jetonte vetëm me nënën në Rrëshen, ndërsa të gjithë familjarët e tjerë ishin në Gjermani. Ai punonte si taksi dhe u qëllua me breshëri brenda mjetit që përdorte edhe për punë.

Vrasja e 51-vjeçarit Anton Keli, kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

Në 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.