Një tjetër protestë për Klodian Rashën është paralajmëruar ditën e sotme në Shkodër.

Kjo është protesta e tretë që do të zhvillohet, të cilës pritet që ti bashkohet edhe kleri katolik, ndërkohë që forca të shumta të policisë janë prezente në rrugët e qytetit.

Nuk ka një skenar të qartë apo intenerar si do të zhvillohet protesta, ndërkohë që nuk ka asnjë organizator të deklaruar.

Të shtunën e kaluar pas protestës që u mbajt në Shkodër, një pjesë e qytetarëve u zhvendosën pranë selisë së PS-së, ku një grup të miturish i vunë zjarrin godinës, dhe nxorën jashtë karrige e sende të tjera.