Afati kalimtar i janarit mund ta gjejë Xherdan Shaqirin me skuadër të re.

Futbollisti i Liverpool me prejardhje nga Kosova, mund të ndërrojë skuadër në janar.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, që raporton se Liverpool mund të dëgjojë ofertat për Shaqirin.

Liverpool është goditur shumë nga lëndimet këtë fillim sezon, dhe Klopp është i etur të mbajë skuadrën e bashkuar.

Por, me një bollëk opsionesh në fazën sulmuese, Liverpool do të mund të dëgjonte ofertat për Xherdan Shaqirin dhe Divock Origin, veçanërisht nëse paratë e fituara nga këto shitje do të financonin transferimin e ndonjë mbrojtësi.