Vijon të regjistrohet në Greqi, bilanci tragjik i mbi 100 të vdekurve në ditë nga pandemia Covid-19.

Ditën e sotme, 111 persona humbën jetë si pasojë e virusit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 2517.

2199 janë rastet e 24 orëve të fundit, ndërkohë që në total numri i personave të infektuar që në fillimin e pandemisë është 107,470.

Ndërkohë të intubuar në vendin fqinj gjenden 596 persona.