Turqia e udhëhequr nga Recep Tayyip Erdoğan aktualisht perceptohet si vend jo shumë funksional, i shkatërruar ekonomikisht dhe i paaftë që të përballet me krizën e koronavirusit. Por Turqia që po lulëzon është ajo e serialeve televizive.

Çdo shikues që e njeh Turqinë ngatërrohet dhe pyet vetën për cilin vend po flasin këto drama televizive.

Por të paktën tani po prodhohet një shfaqje e cila e tregon gjendjen ashtu siç është në të vërtet.

“Ethos” me shfaqje në Netflix paraqet dy versionet origjinale, duke treguar saktë të mirën dhe të keqen, shkruajnë mediat izraelite.

Shkruar dhe drejtuar nga Berkun Oya, “Ethos” tregon në tetë episode, një segment nga jeta e Meryem, një gruaje të re të klasës së ulët e cila jeton në një lagje të varfër në periferi të Stambollit dhe punon si shërbëtore te një i pasur.

Seriali thuhet se është ndryshe nga shumica e atyre të transmetuara në industrinë televizive turke, duke paraqitur realitetin.

Seriali shfaq shqetësimet për të drejtat e grave dhe dinjitetin e tyre në një shoqëri maskiliste. Gjithashtu “Ethos” shkon një hap para drejt pranimit të plotë të anëtarëve të komunitetit LKBT. Kjo mund të jetë hera e parë e përshkrimit të një marrëdhënie lesbike në një tv turk.

Aty femra është mbizotëruese, derisa burrat përshkruhen si gratë më parë: impulsivë, duke qarë e pa vizion.