Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në një intervistë në “TV Koha” vuri theksin tek shumë çështje që po tangojnë vendin, ku sipas tij, së fundi sidomos kontesti me Bullgarinë po përdoret si mbulesë ndaj shumë problemeve reale, siç janë ato nga të drejtat dhe liritë e njeriut, mungesa e nënshtetësisë e deri tek dështimi i reformave në drejtësi si dhe shumë probleme tjera.

Duke folur lidhur me propozim-ligjin për nënshtetësi, kreu i ASH-së tha se “nuk është e rastësishme iniciativa e tyre për ligjin për nënshtetësi, sepse ata janë qytetarë që nuk ju respektohet e drejta elementare e garantuar me deklaratën universale të të drejtave të njeriut që asnjë qytetarë në botë nuk guxon të jetë pa nënshtetëtësi ndërsa këtu tek ne keme dhjetra mijëra raste dhe kryesish janë shqiptarë.”

Ai theksoi edhe mungesën e reformave në sistemin e drejtësisë. Duke nënvizuar se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Gjithcka që ka bërë kjo qeveri është se ka bërë çmos që të vrasë dhe ta shkatëroj institucionin kryesor në të cilin kishin shpresë qytetarët, siç ishte Prokuroria publike speciale. Janë pikërisht aktorët e kësaj qeverie qe e shkatëruan këtë institucion.”, theksoi Ziadin Sela.

Sipas tij, drejtësia vazhdon të jetë ajo e kohës së Nikolla Gruevskit, duke thënë se kemi nje sistem të drejtës i cili përshtatet shpejt, por nuk i përshtatet nevojës së qytetarit për tu ndier i lirë dhe i barabartë për institucionet e drejtësisë, por i njejti sistem i drejtësisë i përshtatet kastës së pushtetit që qeverisë.

Kryetari i ASH ka vlerësuar se gjyqësia vazhdon të mbetet e partizuar në varësi të subjektit politik që është në qeveri.

Ai më tej ka shtuar se kryeministri Zaev nga njera anë pohon se drejtësia është bërë e arritshme për qytetarët, ndërsa kohë më parë thoshte se nuk mund të bëjmë veting për shkak se do të ngelim pa gjykatës duke shtuar se në bazë të kësaj kemi shumicën e gjyqtarëve të korruptuar, prandaj nuk bëjmë dot veting se do të ngelim pa gjykatës.

Ziadin Sela ka shtuar këto parti të qeverisë kanë dhënë shumë premtime në fushatë për veting nëpër gjykata, dhe formimin e gjykatave për barazi por asgjë nga këto nuk është arritur sot e kësaj dite.

Këto pohime të sistemit të drejtësisë selektive dhe të pareformuar i ka ilustruar me shembullin e vrasjes se Almirit të vogël, si rast konkret ku gjyqi i liron njerëzit që janë të afërt me ushtarë partiak. Sela ka pyetur se sa mund te jetë e arritshme drejtësia për prindët e Almirit , ku vrasësi i Almirit gjatë qeverisjes se Zaevit është i lirë.

“Rikualifikimi i vrasjes mizore nga vrasje me paramendim në vrasje nga aksident trafiku me rrezikshmëri të lartë në qeverisjen e Zaevit. Për prindërit e Almirit dhe të gjithe të tjerët kjo drejtësi nuk mund të jetë e arritshme”, ka shtuar Ziadin Sela.