Ministria për Punë të Brendshme edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 213 gjoba, prej të cilave 15 për vozitje pa patentë shoferi dhe 18 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Gjoba janë shqiptuar edhe për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, ndërsa numri më i madh i gjobave ka të bëj me parkim të parregullt, gjithsejtë 74.