Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.12.2020) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Në territorin e Komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsejtë 160 gjoba, prej të cilave: 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina të paregjistruara, 8 për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit, 7 për motoçikleta.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave në trafik.