Sot, në Pallatin Presidencial, ambasadori Sali Limani i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Kazakistanit, Kasim Tokayev, për emërimin e tij si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kazakistanit.
Në të njëjtën kohë, ambasadori Limani i dorëzoi letrën e dorëheqjes së ambasadorit të mëparshëm të vendit tonë në Kazakistan.
Në ceremoni, Ambasadori Sali Limani i drejtoi përshëndetjet personale nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentit Kasim Tokayev, duke pritur që marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve tona do të rriten ndjeshëm gjatë viteve në vazhdim.
Ai i përcolli respektin tonë për Presidentin Tokayev dhe për vendin e tij, Kazakistanin, i cili është një faktor i stabilitetit në rajonin në të cilin ndodhet, si dhe për vlerat e përbashkëta që ndajnë dy vendet tona, të tilla si: liria, demokracia dhe respektimi i shtetit ligjor.
Ambasadori Sali Limani u shpreh se ndihet i privilegjuar që përfaqëson vendin e tij në Republikën e Kazakistanit, një vend me një histori të gjatë, kulturë të shkëlqyer dhe njerëz miqësorë e mikpritës.
Ai theksoi se do ta kryejë këtë funksion me përkushtim të jashtëzakonshëm, në mënyrë që të thellojë marrëdhëniet e ndërsjella, si bilaterale ashtu edhe multilaterale.
Presidenti i Kazakistanit theksoi se ambasadori Sali Limani do të gëzojë mbështetjen e plotë të udhëheqjes së Kazakistanit, si dhe Presidentit personalisht.
Gjithashtu ambasadori Sali Limani e përgëzoi me rastin e Ditës Kombëtare të Kazakistanit – Ditës së Pavarësisë, e cila fillon të festohet më 16 dhjetor, duke i uruar mireqenje dhe përparim të mëtejshëm vendit dhe popullit të Kazakistanit.