Mohamed Salah ka arritur të hyjë në mesin e lojtarëve më të mirë aktualisht në botë, pas formës së lartë që po tregon te Liverpooli që disa sezone.

Sulmuesi egjiptian u transferua te The Reds nga Roma në vitin 2017, e që nga atëherë ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.

Në 172 paraqitje në të gjitha garat, Salah ka shënuar 108 gola dhe ka kontribuuar me 44 asistime.

Por, kur është pyetur se a e sheh mundësinë e transferimit te Real Madridi ose Barcelona, egjiptiani nuk e ka përjashtuar.

“Mendoj se Real Madridi dhe Barcelona janë top klube”, ka thënë egjiptiani në një intervistë për AS.

“Nuk e dimë se çfarë do të na sjell e ardhmja, mirëpo aktualisht jam i fokusuar në fitimin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, sërish”.

“Unë kam kontratë me Liverpoolin, mirëpo nuk mund ta di se sa do të qëndroj këtu. Natyrisht se dua të thyej rekorde, por kjo varet nga klubi”, ka shtuar më tej Salah.