Nga lëndët e marra nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), rreth 17 janë në hetim, ndërsa rreth 47 në parahetim, tha prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska sonte në TV Kanal 5 .

PSP-në, vlerësoi ajo, nuk u shkatërrua nga askush tjetër përveç se nga Katica Janeva. “PSP-ja do të ekzistonte ende nëse Janeva do të sillej siç duhet. Asgjë nuk është dëmtuar në rastin Perandoria. Çështja u dha për ekspertizë. Ekspertët tani po i shqyrtojnë dëshmitë. Nuk ka asnjë mundësi që kjo çështje të vjetrohet. Pastrimi i parave nuk vjetrohet. Katica përgjigjet sepse ajo ka marrë para për lirim nga paraburgimi dhe më pas ka marrë edhe para të tjera. Nuk mund të thoni për askënd, madje as për Kamçevin, derisa nuk ka aktvendim të plotfuqishëm se është kriminel”, tha Ruskovska.

E pyetur për rastin “Reket” dhe ku përfunduan paratë, ajo tha se kur ata bënë një ekspertizë të telefonit të Bojan Jovanovskit, sipas vendndodhjes së fotos, u vërtetua se paratë ishin në shtëpinë e prindërve të tij.

“Ka absolutisht prova që pasi u morën paratë, ato kanë përfunduar në shtëpinë e prindërve, ndërsa ku është çanta, publiku duhet ta dijë që paratë u dhanë në shkurt të vitit 2019, kurse Kamçevi erdhi për të raportuar më 2 maj, ne nuk ishim të përfshirë nga fillimi”, tha Ruskoska.

Sipas saj, çështja nuk është as ryshfet dhe as zhvatje, por, siç tha ajo, kualifikimi i saj është i saktë – ndërmjetësim i paligjshëm.