Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit parashikon që deputeti të mund të votojë dhe diskutojë nga distanca vetëm në rast se posedon vendim për izolim. Derisa me vendimin e organit kompetent njofton kryetarin e Kuvendit, ky i fundit obligohet t’i njoftojë deputetët para fillimit të seancës.

– Advertisment –

 

Derisa prezenca e deputetit në seancë të Kuvendit paraqet rrezik shëndetësor për deputetët e tjerë, deputeti obligohet që menjëherë ta njoftojë kryetarin e Kuvendit për pjesëmarrjen dhe votim në seancë nga distanca. Në të njëjtën kohë, përmes formës elektronike, kryetarit të Kuvendit i dërgon vendimin e organit kompetent përmes të cilit vërtetohet pamundësia e tij për të marr pjesë në seancë”.

Deputet që kyçet në seancë nga distanca, nga ana e kryetarit të Kuvendit evidentohet në listën e deputetëve të pranishëm. Gjatë votimit, me kërkesë të kryetarit, deputeti duhet të prononcohet zëshëm për qëndrimin e tij ndaj rendit të ditës dhe pikës për të cilën thirre votimi.

Votimi i zëshëm i deputetëve të cilët marrin pjesë dhe vendosin gjatë seancës nga distanca bëhet me prononcim pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit, me: “PËR”, “KUNDËR” ose “PËRMBAJTUR” mbi çështjen për të cilën vendos Kuvendi”.

Propozimi parashikon që mënyra e njëjtë e punës të zbatohet edhe në mbledhjet e trupave punues, ndërsa deputetit duhet t’i sigurohet teknologji e sigurt për t’u kyçur në seancën e Kuvendit. Paraprakisht duhet vërtetuar identiteti dhe llogaria e tij të cilën e shfrytëzon për ndjekjen e punës së Kuvendit.

Adrian Kerimi