E përshëndesim faktin që edhe në vit të pandemisë, arritëm të dërgojmë Maqedoninë e Veriut në NATO si vend anëtare e 30-të e Aleancës, ka deklaruar Filip Riker, zëvendës sekretar shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi.

Në dëgjimin e sotëm të thirrur nga Komiteti i Helsinkit të SHBA-së me rastin e takimit ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) Riker ka thënë se me anëtarësimin e vendit tonë në NATO “është bërë hap i madh përpara pas Marrëveshjes historike të Prespës” në vitin 2018.

“Kjo marrëveshje jo vetëm që tregoi liderizëm të vërtetë inspirues të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të zgjidhen çështjet afatgjate atje, poashtu ka qenë shembull i mbështetjes së diplomacisë së SHBA-së në ato përpjekje”, tha Riker.

Një nga rezultatet e Këshillit ministror të NATO-s kohë më parë ka qenë publikimi i raportit “NATO-2030” ku theksohen rekomandimet për përparimin e ardhshëm strategjik të Aleancës.

“Në histori NATO është bërë aleancë globale më eminentë mbrojtëse. Këtë viti festojmë 70 vite të formimit dhe Aleanca është treguar adaptuese në strategji të ndryshme në përballjen me kërcënimet duke u zgjeruar në kohë të duhur”, tha Riker.

Kryesimi me rotacion i OSBE-së, organizatë ku marrin pjesë 57 vende nga viti i ardhshëm e merr e ashtuquajtura “treshja”, ku e para do të kryesojë Shqipëria, pastaj Polonia në vitin 2022 dhe Maqedonia e Veriut në 2023, ka thënë Riker.

Në fjalimin e tij ai madje ka rikujtuar në themelet fondamentale ku bazohen OSBE-ja dhe Marrëveshja e Helsinkit.

Komiteti për siguri dhe bashkëpunim në Evropë ose Komiteti i Helsinkit është komitetit i pavarur i qeverisë amerikane ku marrin pjesë liderë të njohur politik të emëruar nga kryetari i Senatit amerikan dhe nga spikeri i Dhomës përfaqësuese. Kryesues aktual është Alsi Hejstings nga Florida.